



















Lajme
NE OFROJMË:
Standarde europiane të mësimdhënies, të cilat ndihmojnë në formimin e një realiteti të ri arsimor në funksion të kërkesave të shoqërisë së sotme, të cilat ndryshojnë përditë si pasojë e zhvillimeve globale të ekonomisë dhe të teknologjisë.
Teknologji e avancuar, një hap përpara kohës dhe te tjerëve:
“Rregjistri elektronik online” është një software unik dhe revolucionar, që siguron njoftimin dhe njohjen e prindërve me gjendjen e fëmijëve në kohë reale. Nëpërmjet këtij sistemi prindi informohet mbi çdo ngjarje dhe veprimtari që ndodh. Prindi mund të përdorë programin nga kompjuteri, celulari, tableti, Iphone, I-Pad…etj pa vendosur paisje shtesë por vetëm një lidhje me internet.
Infrastrukturë moderne, kushte bashkëkohore, mjedise komode për zhvillimin e një mësimi sa më efektiv. Klasa të pajisura me mjete audio-vizive. Laboratorë të ndarë sipas lëndëve. Ambiente relaksues dhe te gjelbëruar. Sistem ngrohje ftohje.
Staf pedagogjik i kualifikuar, i aftë për një mësimdhënie efektive dhe moderne. Mësues fleksibël dhe novator, të gatshëm për të përballuar sfida të reja intelektuale dhe teknologjike. Janë të përfshirë maksimalisht në zhvillimin e jetës shoqërore të nxënësve dhe të pranishëm në problemet e tyre, mbajnë kontakte të vazhdueshëm me prindërit.
“ME NE EUROPA NUK ËSHTË MË NJË ËNDËRR”
Bazuar në Udhëzimin Nr 7 dt 07/04/2022, “Për përzgjedhjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit arsimor parauniversitar për vitin shkollor 2022-2023”, Neni 4 njoftohen: Prindërit e shkollës dhe mediat e interesuara se procesi i përzgjedhjes së teksteve shkollore për shkollën tonë do të zhvillohet në datat 11.04.2022 deri 14.04.2022 ora 13.15-15.00 Takimet e përzgjedhjes do të jenë të hapura për prindërit e shkollës dhe mediat e interesuara Njoftimi për procesin e përzgjedhjes do të jetë i afishuar në […]
URDHERI-PERBASHKET-NR.108.DATE-4.3.2022 PER MIRATIMIN E RREGULLORES SE MSH 2022
Të nderuar prindër, të dashur nxënës, duke filluar nga data 27 shtator 2021, merr udhë, viti i ri mësimor 2021-2022. Me kënaqësi ju informoj se shkolla jonë i ploteson te gjitha protokollet e kerkuara nga MASR dhe M.SH per mbrojtjen nga COVID-19, keshtu qe: Programi mesimor do te realizohet i plote dhe me ore mesimore prej 45 minutash. Orari mesimor do të jetë prej orës 08-13.10