Home » Cambridge ESOL

Qendra AL014

Data e regjistrimit 24.12 2012

 

SHKOLLA INTERNACIONAL ka fituar të drejtën e ofrimit të certifikatës Cambridge në nivelet PET e FCE të cilat korrespondojnë me nivelet B1 dhe B2 të strukturës Europiane të njohjes së gjuhës së huaj.Diploma e ofruar nga Cambridge University ESOL është në të njëjtin rëndësi me ato të TOEFL  apo IELTS, e njohur nga M.A.SH.për qëllime studimi të mëtejshme(master) apo dhe punësimi. SHKOLLA INTERNACIONAL  është një ndër 2000 qendrat e përhapura kudo në botë, që tani organizon dhe drejton testimet në dy nivele(për momentin),B1(PET) dhe B2(FCE).

Diploma që merrni pas testimit nuk ka afat skadimi.

SHKOLLA INTERNACIONAL gëzon statusin e qëndrës së hapur që do të thotë se përveç nxënësve të shkollës pranë saj mund të regjistrohen për dhënien e provimit të gjithë të interesuarit pa dallim moshe apo shkalle shkollimi.

Për tu regjistruar për një provim të datës së caktuar duhet të aplikoni përpara datës së mbylljes së regjistrimit të cilat do të publikohen rregullisht nga qendra(SHKOLLA INTERNACIONAL).

SHKOLLA INTERNACIONAL  është e vetmja qendër e aprovuar nga Cambridge University ESOL (Departamenti i testimeve) në jug të Shqipërisë dhe asnjë tjetër nuk ka lejen të regjistrojë apo ofrojë këto testime.Testimet do të kryhen në ambientet e shkollës “SHKOLLA INTERNACIONAL” në datat e publikuara nga Cambridge ESOL.

Per regjistrime dhe informacion kontaktoni :

+35533409550 ( 08.30 – 16.00 )

+35533409551 ( 08.30 – 16.00 )

+355699654268( 15.00 – 18.00 )

Email: shkolla.internacional@gmail.com 

Regjistri Elektronik

“Alpha-School”

Shkolla jonë prej këtij viti ofron një shërbim të ri dhe ekskluziv për ju prindër. Nëpërmjet programit “Alpha School” (Regjistri elektronik online)realizuar nga “Alpha Soft sh.p.k” , tashmë të gjithë aktivitetin shkollor të studentit do të keni mundësi t’a ndiqni nga kudo që jeni,në kohë reale,nga kompjuteri apo edhe celulari juaj. Regjistri elektronik online,ështe një sistem që synon të afrojë familjen me aktivitetin shkollor dhe njëkohësisht të ofroj disa shërbime ekskluzive për shkollën që e përdor këtë sistem.Sistemi është i instaluar në server online dhe kjo garanton hyrjen 24 orë në 24 në 7 ditë të javës.Për të përdorur këtë sistem është e nevojshme vetëm kompjuteri dhe linja e internetit,gjithashtu për një mirëfunksionim të programit,si browser këshillohet “Google Chrome”.Programi është në gjuhën shqipe,i thjeshtë dhe shumë intuitiv për tu përdorur.Për të hyrë në program mjafton të klikoni në një nga zonat përkatëse si më sipër.