Institucionet Arsimore “Shkolla Internacional” vijnë në hapësirën jopublike parauniversitare me një vizion të qartë dhe me një identitet të mirë projektuar.
Jemi shkolla ku sot projektohet e ardhmja për të gjithë ata që kërkojnë një mësimdhënie cilësore, bashkëkohore dhe edukim qytetar që promovon vlera.
Institucionet Arsimore “Shkolla Internacional” nxitin zhvillimin e të menduarit të pavarur nëpërmjet të nxënit, metoda bashkëkohore të mësimdhënies,trajnim shkencor të stafit pedagogjik.
Institucionet Arsimore “ Shkolla Internacional” ofrojnë vlera të vërteta për komunitetin nëpërmjet një edukimi ndërdisiplinor, që përgatit individë me integritet, në një mjedis social aktiv, të ndjeshëm ndaj problemeve të shoqërisë dhe të angazhuar për të ofruar zgjidhje.