Home » Home » KUSH JEMI!

“Me ne Europa nuk është më një ëndërr”

IMG_2642

 Ne jemi Institucionet Arsimore “ Shkolla Internacional” që çelën dyert drejt suksesit për një “Arsim” ndryshe.

Ofrojmë standarde europiane të mësimdhënies , dije cilësore dhe një staf profesorësh tepër të kualifikuar dhe me dëshirën e madhe për t`u përçuar dijet brezit të ri, vizion dhe kërkesa të larta për nxënësit e nivelit 9–vjeçar dhe parauniversitar.

Me punën tonë, kemi krijuar stabilitet dhe qëndrueshmëri në komunitet. Ne synojmë zgjerimin, afrimin dhe mbështetjen e më të mirëve, më cilësorëve duke u mundësuar hapjen e dyerve për studime të mëtejshme në universitetet më prestigjoze që sigurojnë tregun e së ardhmes, duke u ndier mirë me cilësinë e dijeve të marra nga “Shkolla Internacional”.

Të vendosur në mes të gjelbërimit, qetësisë, ajrit të pastër, larg zhurmës dhe rrëmujës së qytetit, sigurojmë kushtet më të mira për studim.

Institucionet Arsimore “ Shkolla Internacional” ofrojnë këto shërbime arsimore:

1-      Kopshtin me dhe pa gjumë

2-      Ciklin  9 – vjeçar

  • Ciklin e ulët
  • Cilin e lartë
  • Studimin dhe ushqimin
  • Shkollën verore

3-      Gjimnazin

4-      Konservatorin Artistik Internacional

  • Dega Balet
  • Dega Muzikë
  • Dega Piktuë

5-      Qendrën  e testimit të Cambridge ESOL

 

Regjistri Elektronik

“Alpha-School”

Shkolla jonë prej këtij viti ofron një shërbim të ri dhe ekskluziv për ju prindër. Nëpërmjet programit “Alpha School” (Regjistri elektronik online)realizuar nga “Alpha Soft sh.p.k” , tashmë të gjithë aktivitetin shkollor të studentit do të keni mundësi t’a ndiqni nga kudo që jeni,në kohë reale,nga kompjuteri apo edhe celulari juaj. Regjistri elektronik online,ështe një sistem që synon të afrojë familjen me aktivitetin shkollor dhe njëkohësisht të ofroj disa shërbime ekskluzive për shkollën që e përdor këtë sistem.Sistemi është i instaluar në server online dhe kjo garanton hyrjen 24 orë në 24 në 7 ditë të javës.Për të përdorur këtë sistem është e nevojshme vetëm kompjuteri dhe linja e internetit,gjithashtu për një mirëfunksionim të programit,si browser këshillohet “Google Chrome”.Programi është në gjuhën shqipe,i thjeshtë dhe shumë intuitiv për tu përdorur.Për të hyrë në program mjafton të klikoni në një nga zonat përkatëse si më sipër.