Home » Home » MJEDISET

Institucionet Arsimore “Shkolla Internacional” janë vendosur në veri perëndim të qytetit të Vlorës. Në një hapësirë të pasur me gjelbërim dhe ajër të pastër, larg zhurmës dhe rrëmujës  së qytetit. 

 Institucionet Arsimore “Shkolla Internacional” ofrojnë:

Klasa komode me hapësirë  dhe ndriçim, me bazë materiale moderne dhe të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme për një mësim sa më efektiv.

Amfiteatri i shkollës është vendi më i dashur për nxënësit. Me një kapacitet prej 300 vendesh në të organizohen të gjithë veprimtaritë artistike e kulturore si dhe  konkurse të ndryshëm.

Laboratorët

1.Laboratori i fizikës bën të mundur realizimin e programit mësimor. Ky laborator shërben për të

konkretizuar dhe për të prekur nga afër konceptet teorike. Në këtë laborator nxënësit përgatisin eksperimente të ndryshme, ndërtojnë pajisje dhe arrijnë t’i bëjnë ato funksionale.

2. Laboratori i kimisë është një mjedis mjaft efektiv dhe rezultativ, në të, nxënësit ndjekin nga afër të gjitha shkallët e një reaksioni kimik, kryejnë detyrat praktike dhe ndërthurrin teorinë me praktikën. Ata kanë mundësi të eksperimentojnë, të kontrollojnë dhe vëzhgojnë procese të plota kimike kjo falë mjeteve që laboratori vë në dispozicion.

3.Laboratori i biologjisë është një  ambient i krijuar me shumë përkushtim nga mësuesit e kësaj lënde. Në këtë laborator zhvillohen të gjitha orët laboratorike dhe praktike. Falë pajisjeve dhe

mjeteve të modernizuara, si mikroskop, harta , makete, kafshë dhe bimë të ndryshme,  realizohen me saktësi eksperimentet dhe detyrat praktike nga nxënësit.

4. Laboratorët e infromatikës  janë  5 të pajisur me nga 25 kompjutera, videoprojektor dhe kanë  lidhje të vazhdueshme me internetin. Në laboratore zhvillohen punët e pavarura të nxënësve, punohen  të gjitha programet aplikative si dhe u kushtohet një rëndësi e veçantë programimeve. Kompjuterat janë të një cilësie të lartë sepse ne i japim prioritet përdorimit të teknologjisë, jemi të angazhuar për të bërë një ndryshim në jetën e nxënësve tanë duke mundësuar dhe mbështetur, organizimin dhe përvojën e informacionit .

5. Laboratorët e gjuhëve të huaja janë tre. Në këta laboratorë zhvillohet mësimi i gjuhëve të huaja  në kushte optimale duke përdorur  metodën bashkëkohore Tell Me More dhe mjete të një teknologjie të lartë. Qëllimi i këtij laboratori është të përfshijë nxënësit në mënyrë aktive të marrin pjesë në ushtrime me shkrim, dëgjim, lexim dhe komunikim. Nxënësit kanë mundësi të ndërveprojnë me njëri tjetrin dhe me mësuesin. Mësuesi nëpërmjet një sistemi të specializuar kontrollon gjithë punën e nxënësve.

 6. Kabineti i muzikës, në këtë ambient këndshëm  zhvillohet lënda e edukimit muzikor. Nxënësit kanë mundësinë të mësojnë, të punojnë dhe të argëtohen me  instrumentet muzikore si piano, kitarë, violinë, fyell, magneton dhe kompjuter që ofron ky kabinet.

7.Kabineti i edukimit figurativ dhe aftësimit teknologjik. Një vëmëndje të veçantë i është kushtuar krijimit të këtij kabineti, për vet funksionin që ai ka. Në këtë kabinet nxënësit zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese dhe u jepet mundësia të punojnë me një shumëllojshmëri mjetesh të vendosura në dispozicion të tyre. Ky kabinet ndihmon në zhvillimin  dhe  shkathtësimin  e aftesive praktike .

8.Biblioteka ofron libra të ndryshëm të autorëve shqiptarë dhe të huaj, në shqip, anglisht, italisht dhe frëngjisht. Në fondin e saj biblioteka ka dhe një numër të madh literature shkencore. Nxënësit mund t’i përdorin sa herë që u nevojiten librat dhe ambientet e bibliotekës. E veçanata e bibliotekës sonë është abonimi në bibliotekën elektronike, përveç librave manual nxënësit kanë mundësi të përdorin edhe bibliotekën online, që disponon me miliona tekste elektronike. Emri i përdoruesit dhe fjalëkalimi jepen nga përgjegjësja e bibliotekës. Përgjegjësja e bibliotekës është

në shërbim të nxënësve për gjetjen e teksteve, për ndihmën në identifikimin e teksteve të përshtatshme, si dhe për përdorimin e librarive online.

9.Mjedise sportive bashkëkohore dhe me kushte komode për të zhvilluar lëndën e edukimit fizik. Gjithçka është e organizuar sipas programit mësimor dhe pajisjet janë të përshtaura në mënyrë ideale .Në shkollën tonë zhvillohen të gjithë llojet e sporteve, aerobia si dhe programe të ndryshëm të dancit.

10.Mensa është ambient i pastër dhe komod, ku shërbehet ushqim cilësor dhe i shëndetshëm sipas standardeve më ta larta të higjenës. Në krye të saj qëndron një staf i kualifikuar dhe i përgjegjshëm që punon me përkushtim dhe seriozitet. 

Regjistri Elektronik

“Alpha-School”

Shkolla jonë prej këtij viti ofron një shërbim të ri dhe ekskluziv për ju prindër. Nëpërmjet programit “Alpha School” (Regjistri elektronik online)realizuar nga “Alpha Soft sh.p.k” , tashmë të gjithë aktivitetin shkollor të studentit do të keni mundësi t’a ndiqni nga kudo që jeni,në kohë reale,nga kompjuteri apo edhe celulari juaj. Regjistri elektronik online,ështe një sistem që synon të afrojë familjen me aktivitetin shkollor dhe njëkohësisht të ofroj disa shërbime ekskluzive për shkollën që e përdor këtë sistem.Sistemi është i instaluar në server online dhe kjo garanton hyrjen 24 orë në 24 në 7 ditë të javës.Për të përdorur këtë sistem është e nevojshme vetëm kompjuteri dhe linja e internetit,gjithashtu për një mirëfunksionim të programit,si browser këshillohet “Google Chrome”.Programi është në gjuhën shqipe,i thjeshtë dhe shumë intuitiv për tu përdorur.Për të hyrë në program mjafton të klikoni në një nga zonat përkatëse si më sipër.