Home » Konservatori » PARTNERET TANE

Konservatori Artistik “Internacional”  eshte filial i Konservatorit Grek “ Helenic Konservator”,  i cili  eshte hapur per here te pare ne 1919 me nje histori prej 87 vjetesh ku  edukohen te rinjte duke u dhene driten e njohjes muzikore nga Helenic Konservator kane dale artist te shquar te cilet kontibuojne sot ne qytetet me te medha te botes:   Ney York, Boston, (ShBA), Paris ( France), Vjene ( Austri), Melburn (Australi).

Disa nga artistet e shquar qe ka nxjerre kjo shkolle jane: Agni Balca, Leonidhas Kavafis, Janis Baltas, etj.

  • Konkurset dhe provimet  kryhen çdo fundvit nga  pedagogë të “Helenic- Conservatory”,me eksperiencë ndërkombëtare dhe  nxenesit pajisen me diploma  te nivelit europian.

Jorgos Aravidis Maestro  – Drejtor i provimeve te departamentit te  muzikes (“Helenic Konservator)

Aggelos Haxhis Balerin – Koreograf –  Drejtor i provimeve te departamentit  te dansit  (“Helenic Konservator”) 

  • Konservatori Artistik “Internacional”  organizon çdo të shtunë,  mesim Master- Klasë, me pedagogë    ,
  1. Akademia e Arteve të Bukura -Tiranë,   pedagoge Edit Mihali, kanto
  2. Akademia e Arteve të Bukura -Tiranë,  - Profesor Edison Misso, kitare
  3. Liceu Artistik – Tiranë  Pedagoge Anila Misso           Kitare,
  4. Liceu Artistik – Tiranë  Pedagoge Brunilda Stefani   Violine,
  5. Liceu Artistik – Tiranë  Pedagoge Valbona Kasaj   Piano ,
  6. Shkolla e Baletit –Tiranë Pedagoge koreografe Denisa Lleshi .

Sherbimi Konsullor ambasada italiane Vlorë, duke sjellë pedagogë me famë ndërkombëtare të cilët kanë performuar koncerte dhe kanë kryer master klasë me nxënësit  tanë.

 

 

Regjistri Elektronik

“Alpha-School”

Shkolla jonë prej këtij viti ofron një shërbim të ri dhe ekskluziv për ju prindër. Nëpërmjet programit “Alpha School” (Regjistri elektronik online)realizuar nga “Alpha Soft sh.p.k” , tashmë të gjithë aktivitetin shkollor të studentit do të keni mundësi t’a ndiqni nga kudo që jeni,në kohë reale,nga kompjuteri apo edhe celulari juaj. Regjistri elektronik online,ështe një sistem që synon të afrojë familjen me aktivitetin shkollor dhe njëkohësisht të ofroj disa shërbime ekskluzive për shkollën që e përdor këtë sistem.Sistemi është i instaluar në server online dhe kjo garanton hyrjen 24 orë në 24 në 7 ditë të javës.Për të përdorur këtë sistem është e nevojshme vetëm kompjuteri dhe linja e internetit,gjithashtu për një mirëfunksionim të programit,si browser këshillohet “Google Chrome”.Programi është në gjuhën shqipe,i thjeshtë dhe shumë intuitiv për tu përdorur.Për të hyrë në program mjafton të klikoni në një nga zonat përkatëse si më sipër.