Njoftim drejtuar prindërve dhe mediave, për përzgjedhjen e teksteve shkollorë, për vitin 2022-2023


Bazuar në Udhëzimin Nr 7 dt 07/04/2022, “Për  përzgjedhjen, shpërndarjen dhe shitjen e teksteve shkollore të sistemit arsimor parauniversitar  për vitin shkollor 2022-2023”, Neni 4 njoftohen:

  • Prindërit e shkollës dhe mediat e interesuara se procesi i përzgjedhjes së teksteve shkollore për shkollën tonë do të zhvillohet në datat 11.04.2022 deri 14.04.2022 ora 13.15-15.00
  • Takimet e përzgjedhjes do të jenë të hapura për prindërit e shkollës dhe mediat e interesuara
  • Njoftimi për procesin e përzgjedhjes do të jetë i afishuar në faqen Web të shkollës tonë, në hyrjen e shkollës dhe nëpërmjet regjistrit elektronik.
  • Në këtë fazë do të përzgjidhen tekstet për klasat 1, 5, 10, 11, 12.

  

Regjistri Elektronik

“Alpha-School”

Shkolla jonë prej këtij viti ofron një shërbim të ri dhe ekskluziv për ju prindër. Nëpërmjet programit “Alpha School” (Regjistri elektronik online)realizuar nga “Alpha Soft sh.p.k” , tashmë të gjithë aktivitetin shkollor të studentit do të keni mundësi t’a ndiqni nga kudo që jeni,në kohë reale,nga kompjuteri apo edhe celulari juaj. Regjistri elektronik online,ështe një sistem që synon të afrojë familjen me aktivitetin shkollor dhe njëkohësisht të ofroj disa shërbime ekskluzive për shkollën që e përdor këtë sistem.Sistemi është i instaluar në server online dhe kjo garanton hyrjen 24 orë në 24 në 7 ditë të javës.Për të përdorur këtë sistem është e nevojshme vetëm kompjuteri dhe linja e internetit,gjithashtu për një mirëfunksionim të programit,si browser këshillohet “Google Chrome”.Programi është në gjuhën shqipe,i thjeshtë dhe shumë intuitiv për tu përdorur.Për të hyrë në program mjafton të klikoni në një nga zonat përkatëse si më sipër.