Përfundon me sukses projekti ndërkombëtar “KEPASS”


Ne dt 12 dhjetor 2014 perfundoi me sukses projekti  KEPASS.

Projekti KEPASS përfshiu vendet e Adriatikut dhe kishte si synim shkëmbimin e përvojave në mësimdhënie, shkëmbim kulturash mendimesh, Njekohesisht si objektiv tjeter i rendesishëm ishte  integrimi dhe përafrimi i kurrikulave, duke qenë një pikënisje pozitive në përshtatjen e sistemeve arsimore të vendeve pjesemarrese.

  • Nga Gjimnazi ynë 5 nxënësit pjesëmarrës pas nje perzgjedhje rigoroze dhe transparente u vendosen për 3 muaj në një nga shkollat e akredituara të projektit KEPASS. Nxënësit e përzgjedhur prej shkollës tonë ishin:

 

  • Enea Nasto,    u vendos në gjimnazin “Collegio Uccellis”  të qytetit Udine në Friuli-Venezia në Itali
  • Arber Jazaj      u vendos në gjimnazin “Collegio Uccellis”  të qytetit Udine në Friuli-Venezia në Itali
  • Kristi Rrapaj    u vendos në gjimnazin “Instituti Superior Raffaello” e qytetit  Urbino regjioni Marche
  • Mateo Hudhra  u vendos në  gjimnazin Antonio Sema në Piran Slloveni.
  • Endri Zekaj       u vendos në  gjimnazin Antonio Sema në Piran Slloveni.

 

  • Gjithashtu prej datës 15 shtator 2014  në gjimnazin tonë , ne kishim te pranishme nxënëset italianë te cilat vinin perkatesisht nga shkollat:
  • Daniela Cappuccio   nga  “Collegio Uccellis”  të qytetit Udine në Friuli-Venezia në Itali
  • Aurora Petris            nga  “Collegio Uccellis”  të qytetit Udine në Friuli-Venezia në Itali
  • Linda Primavera       nga  “Instituti Superior Raffaello” e qytetit  Urbino të regjionit Marche
  • Erica Pucino             nga  “Instituti Superior Raffaello” e qytetit  Urbino të regjionit Marche
  • Francesca Raffaelli    nga  “Instituti Superior Raffaello” e qytetit  Urbino të regjionit Marche
  • Agnese Filippetti       nga  “Instituti Superior Raffaello” e qytetit  Urbino të regjionit Marche

 

  • Në fazën finale të projektit 15 Shtator 2014 – 15 Dhjetor 2014. Nxënësit e projektit ndoqën mësimet në shkollat ​​pritëse dhe provuan aty metoda dhe teknika të reja të mësimdhënies si dhe morën kontakt me gjuhë të reja, kultura dhe realitete të reja.
  • Ata u strehuan ne konvikte apo pensione ose shtëpitë e nxënësve të ofruara nga shkollat ​​pritëse.
  • Ecuria dhe mbarevajtja e tyre u ndoq nga tutorë me përvojë si për pjesen kurrikulare por dhe  ekstra-kurrikulare.
  • Shpenzimet e udhëtimit dhe akomodimit u mbuluan tërësisht nga projekti.
  • Për nxenesit e perfshire ne këtë projekt u organizuan aktivitete, ekskursione, argëtime të ndryshme nga shkollat, njëkohësisht tutorët u përfshinë në të gjitha çështjet logjistike, organizative, kujdesin shëndetësor, sigurimet dhe detyra të tjera burokratike.
  • Gjuha e mësimdhënies që u përdor ishte anglisht dhe italisht.
  • Rezultatet e nxenësve përsa u përket notave krediteve, pasi studentët të kthehet në shkollën e tyre të origjinës janë të njohura nga shkollat e akredituara sipas marëveshjeve të lidhura nga aktorët e këtij projekti.

 

  • Bazuar në përvojën e suksesshme të këtij projekti në shkëmbimin e përvojave dhe kulturave le të bëjmë më të mirën duke i venë në shërbim të punës dhe mësimdhënies outputin e këtij projekti.

 

  • Ky Projekt le te jete nje pikenisje per shkembime te suksesshme te pervojave ne drejtim te mesimdhenies, sepse te gjithe kemi cfare mesojme nga njeri tjetri.
  • Falenderojme ne menyre te vecante me aktorët dhe faktorët e rëndësishëm si: 

The IPA Adriatic Cross-border Cooperation Programme”; MAS; BE: DAR Vlorë; si dhe te kompanise “AULEDA” e cila ishte zemra e ketij projekti pa drejtimin dhe koordinimin e se ciles ky project nuk do te ishte realizuar per palen shqiptare.

 

  • Falenderojme nxenesit e ketij projekti te cilet besuan ne të.
  • Falenderojme ne menyre te vecante mesuesit, tutored didaktike dhe jo didaktike qer fale punes se tyre realizuan me sukses kete projekt.
  • Falenderojme familjet e nxenesve te huaj qe na besuan femijet e tyre.
  • Falenderojme familjet pritese te femijeve ne qytetin tone.
  • Falenderoj ne menyre te vecante presidentin e shkolles Internacional qe besoi fort ne realizimin me sukses te ketij projekti.

 

Regjistri Elektronik

“Alpha-School”

Shkolla jonë prej këtij viti ofron një shërbim të ri dhe ekskluziv për ju prindër. Nëpërmjet programit “Alpha School” (Regjistri elektronik online)realizuar nga “Alpha Soft sh.p.k” , tashmë të gjithë aktivitetin shkollor të studentit do të keni mundësi t’a ndiqni nga kudo që jeni,në kohë reale,nga kompjuteri apo edhe celulari juaj. Regjistri elektronik online,ështe një sistem që synon të afrojë familjen me aktivitetin shkollor dhe njëkohësisht të ofroj disa shërbime ekskluzive për shkollën që e përdor këtë sistem.Sistemi është i instaluar në server online dhe kjo garanton hyrjen 24 orë në 24 në 7 ditë të javës.Për të përdorur këtë sistem është e nevojshme vetëm kompjuteri dhe linja e internetit,gjithashtu për një mirëfunksionim të programit,si browser këshillohet “Google Chrome”.Programi është në gjuhën shqipe,i thjeshtë dhe shumë intuitiv për tu përdorur.Për të hyrë në program mjafton të klikoni në një nga zonat përkatëse si më sipër.