NE OFROJMË:
Standarde europiane të mësimdhënies, të cilat ndihmojnë në formimin e një realiteti të ri arsimor në funksion të kërkesave të shoqërisë së sotme, të cilat ndryshojnë përditë si pasojë e zhvillimeve globale të ekonomisë dhe të teknologjisë.
Teknologji e avancuar, një hap përpara kohës dhe te tjerëve:
“Rregjistri elektronik online” është një software unik dhe revolucionar, që siguron njoftimin dhe njohjen e prindërve me gjendjen e fëmijëve në kohë reale. Nëpërmjet këtij sistemi prindi informohet mbi çdo ngjarje dhe veprimtari që ndodh. Prindi mund të përdorë programin nga kompjuteri, celulari, tableti, Iphone, I-Pad…etj pa vendosur paisje shtesë por vetëm një lidhje me internet. Metoda interaktive prestigjoze “Tell Me More” një risi e ofruar për mësimin e gjuhëve të huaja. Nëpërmjet kësaj pakete nxënësi studion gjuhën angleze, franceze dhe italiane (të detyruara në shkollë), por ka mundësi të punojë edhe në mënyrë individule gjuhën amerikane, spanjolle dhe gjermane. Tell Me More ka një përmbajtje të pasur që bën të mundur zhvillimin e të gjitha aftësive të kërkuara për zotërimin e një gjuhe të huaj. Tell Me More është një metodë që ofron jo vetëm mësim por edhe argëtim, nxënësi mund të gjejë dhjetëra orë video dhe aktivitete interaktive.
Infrastrukturë moderne, kushte bashkëkohore, mjedise komode për zhvillimin e një mësimi sa më efektiv. Klasa të pajisura me mjete audio-vizive. Laboratorë të ndarë sipas lëndëve. Ambiente relaksues dhe te gjelbëruar. Sistem ngrohje ftohje.
Staf pedagogjik i kualifikuar, i aftë për një mësimdhënie efektive dhe moderne. Mësues fleksibël dhe novator, të gatshëm për të përballuar sfida të reja intelektuale dhe teknologjike. Janë të përfshirë maksimalisht në zhvillimin e jetës shoqërore të nxënësve dhe të pranishëm në problemet e tyre, mbajnë kontakte të vazhdueshëm me prindërit.
“ME NE EUROPA NUK ËSHTË MË NJË ËNDËRR”