Më 18. 09. 2006 hapi për herë të parë dyert e saj Institucioni Arsimor “Shkolla Internacional”.
Nismëtarët e këtij institucioni është Administratorët Kristo Selenica.
Me Urdhër Nr. 237 datë 16. 07. 2007 Prot.Nr. 5164, u dha leja për funksionimin e institucionit arsimor privat, me emrin shkolla nëntëvjeçare.
Shkolla e porsa hapur falë investimit përmbushte kërkesat më të avancuara të kohës.
Puna filloi me laboratorë të plotësuar në fizikë, kimi, biologji, gjuhë të huaja, me një sallë kompjuterash të gjitha të kohës, me biblotekë, me hartat përkatëse në histori dhe gjeografi, me palestër moderne ku nuk mungojnë dhe veglat e domosdoshme.
Kujdesi i madh u tregua edhe në përzgjedhjen e stafit të parë të mësuesve, të cilët ishin mësues me përvojë dhe me shumë dëshirë e pasion.
Stafi i mësuesve në fillimet e punës në shkollë përbëhej nga 18 mësues, me total nxënësish 126, dhe sot jemi me një numër nxënësish rreth 400.
Sot, Institucioni Arsimor “Shkolla Internacional” është qendër edukative pararojë, krenari e arsimit në qytetin e Vlorës, me investimin më të ri bashkëkohor të standarteve evropiane.
Vizioni Ynë
Drejtimi dhe menaxhimi i Institucionit Arsimor “Shkolla Internacional” mbështetet mbi vizionet e arsimit ndërkombëtar, për të qënë në avangard të arsimit shqiptar.
Edukimi e mësimi do të funksionojë për të qenë shkolla e meritave dhe e nxënësve të talentuar.
Metodat moderne të mësimdhënies do të gjejnë mbështetje në këto kontigjente nxënësish për të krijuar e për të bërë ndryshimin duke i dhënë Institucionit Arsimor “Shkolla Internacional” imazhin e arsimimit elitar.
Institucioni Arsimor “Shkolla Internacional” ka si qëllim të saj kryesor të përgatisë nxënës të aftë për të përballuar çdo sfidë drejt arsimit të lartë brenda dhe jashtë vendit.