Konkursi i fotografisë “Vlora ime – Një qytet europian”


Të nderuar miq,
 
Si ju kemi njoftuar edhe më parë, Qendra e Informimit e Bashkimit Evropian organizon konkursin e fotografisë: “Vlora ime – Një qytet Evropian”. Ju lutemi të gjeni mëposhtë, rregullat e konkursit me afate të ndryshuara.
 
 
KONKURS FOTOGRAFIE: “Vlora ime – Një qytet Evropian”

Kriteret për të marrë pjesë

Konkursi është i hapur për çdo fotograf, amator ose profesionist të qarkut të Vlorës.
Pjesëmarrësit duhet të jenë mbi 15 vjeç.
Ҫdo fotograf mund të dërgojë deri në 5 (pesë) foto me email në adresën: vlora@euic.al . Përmes dërgimit të fotove, dërguesi vërteton se:
• Fotografitë janë origjinale.
• Ai/ajo e ka realizuar fotografinë vetë dhe zotëron të gjitha të drejtat e autorit mbi të
• Dërguesi është gati ta vërtetojë këtë nëse kërkohet
• Imazhet e dërguara nuk janë publikuar më parë
• Imazhet e dërguara nuk kanë qenë pjesë e konkurseve të mëparshme të organizuara nga Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian
• Ai/ajo ka marrë çdo autorizim të nevojshëm nga palet e treta, kur është përfaqësues i tyre
• Paraqitja e imazheve është në përputhje me ligjin mbi të drejtat e autorit në Shqipëri.
Dërgimi i fotografive duhet të bëhet deri në orën 19.00 të datës 30 Dhjetor 2014.
Specifikime teknike
Negativët ose kopjet e printuara NUK do të përzgjidhen.
Kërkesa fillestare
Fotot duhet të jenë në format dixhital: JPEG (jpg ose jpeg), portret ose peizazh. Ҫdo fotografi e dërguar me email duhet të ketë një madhësi më të vogël se 1MB.
Kushtet e konkursit
Duke dërguar imazhet e tyre në konkurs, dërguesit pranojnë se kanë lexuar dhe janë dakord me kushtet dhe rregullat e listuara më poshtë:
• Konfirmohet për organizatorët e konkursit se fotografia është bërë nga dërguesi dhe se ai/ajo ka të drejta të plota mbi të, dhe se ka marrë të gjitha lejet e nevojshme nga palët e treta.
• Organizatorët e konkursit rezervojnë të drejtën për të kërkuar kopje të dokumenteve personale, dokumenteve të vendit ku jeton apo CV artistike të dërguesit.
• Fotografët kanë të drejtat e autorësisë mbi imazhet e tyre, por i delegojnë Qendrës së Informimit të BE-së Vlorë, leje paraprake mbi: të drejtën e përdorimit lirisht të fotografisë së dërguar, lejen për ta kopjuar, shfaqur, shpërndarë, riprodhuar apo krijuar derivate të imazheve të dërguara, plotësisht apo pjesërisht, në çdo media që ekziston aktualisht apo që mund të krijohet, për qëllimet e informimit publik nga Qendra.
• Qendra e Informimit e BE-së Vlorë, ka të drejtën të kontaktojë fotografët për të konfirmuar informacionin në formatin e pjesëmarrjes apo për qëllime të tjera që konsiderohen të nevojshme.
• Qendra e Informimit e BE-së Vlorë, ka të drejtën të skualifikojë fotografët që: janë të paaftë për të vërtetuar informacionin në formatin e pjesëmarrjes; apo që thyejnë rregullat e Konkursit.
• Fotot e dërguara në konkurs nuk do të kthehen.
• Qendra e Informimit e BE-së Vlorë nuk është përgjegjëse për asnjë foto të vonuar, të dërguar në një adresë të gabuar apo të dëmtuar.
• Stafi i Qendrës së Informimit të BE-së Vlorë dhe anëtarët e drejtpërdrejtë të familjeve të tyre nuk mund të përzgjidhen për të marrë pjesë.
• Qendra e Informimit e BE-së Vlorë mban të drejtën për të hequr ose modifikuar këto rregulla kurdoherë dhe vetëm nën diskrecionin e saj.
• Dërguesit janë dakord mbi detyrueshmërinë e këtyre ndryshimeve.
• Vendimet e Jurisë janë përfundimtare. Pjesëmarrësit bien dakord me detyrueshmërinë e vendimeve të panelit të jurisë mbi të gjitha çështjet që lidhen me konkursin dhe heqin dorë nga të gjitha të drejtat për rekurs gjyqësor në rast mosmarrëveshjeje.
• Fotografët që kanë ndryshuar informacionet e kontaktit gjatë konkursit, janë përgjegjës për njoftimin e Qendrës së Informimit të BE-së Vlorë.

Si mund të dërgohen fotot
Qendra e Informimit e BE-së Vlorë do të pranojë vetëm fotografitë e dërguara në mënyrë elektronike. Për të dërguar punët tuaja, dërgoni një email tek adresa: vlora@euic.al  me tekst “Unë pranoj kushtet e konkursit, të publikuara në website-in e Qendrës së Informimit të BE-së Vlorë (www.vlora.euic.al) dhe Facebook (https://www.facebook.com/EUIC.VLORA?ref=hl )”  dhe bashkangjitni fotot tuaja.

Pjesëmarrësit do të njoftohen me email në momentin kur merren fotot e dërguara prej tyre.

Kriteret e përzgjedhjes
Fillimisht fotot do të shihen nëse janë të vlefshme, të përshtatshme dhe në përputhje me rregulloren, nga një panel ekspertësh që do të vlerësojnë gjithashtu aspektin artistik dhe konceptual të fotografisë mbi idenë: A është Vlora, qyteti im i lindjes, një Qytet Evropian?
Fotografitë do të vlerësohen për:
• Krijimtarinë dhe origjinalitetin
• Kompozicionin (cilësinë dhe përsosmërinë teknike)
• Meritën artistike
• Përmbajtjen (rëndësinë)

Ҫdo fotografi do të marrë një vlerësim nga paneli dhe do të kualifikohen për përzgjedhjen finale. Fotografitë e përzgjedhura do ti nënshtrohen një vlerësimi të dytë nga paneli, do të vlerësohen dhe nga publiku dhe pikët do të mblidhen për të nxjerrë një mesatare që do të përfshijë dhe çmimin e publikut bazuar në fotografitë e kualifikuara, të cilat do të postohen në faqen e Facebook dhe në website dhe do të votohen deri më 12 Janar 2015, ora 15:00.
Vendimi i jurisë do të bazohet në vlerësimin e panelit dhe publikut, ai është përfundimtar dhe nuk do të pranohet asnjë korrespondencë për votimin publik.
Çmimi special: Fotografia që merr vlerësimin më të lartë nga publiku do të marrë një çmim special.

Juria 
Një juri e përbërë prej 3 (tre) personalitetesh, përfshirë një artist, një gazetar dhe një ekspert të fushës, do të përzgjedhin tre fotot më të mira.

Ҫmimet 
Të gjithë fituesit, përfshirë çmimin special, do të marrin një çertifikatë.
Gjithashtu, një çmim simbolik do të jepet për fotografitë në tre vendet e para:
• Ҫmimi I
• Ҫmimi II
• Ҫmimi III
Ҫmimi Special: Fotografia që fiton votimin e publikut do të marrë gjithashtu një çertifikatë dhe një set me botimet e Qendrës së Informimit të Bashkimit Evropian. Fituesit e çmimeve dhe pjesëmarrësit në konkurs do të marrin pjesë në një Ceremoni ndarjesh çmimesh në Qendrën e Informimit të BE-së Vlorë, në orën 11:00, më 14 Janar 2015.
Fotografitë fituese do të publikohen në Buletinin e Qendrës së Informimit të BE-së Vlorë, website dhe Facebook gjatë konkursit dhe në javët në vijim.
Fituesit do të njoftohen me email ose telefon.

Afate
• 4 Dhjetor 2014: Lançimi i konkursit të fotografisë
• 30 Dhjetor 2014: Afati i fundit për dërgimin e fotove dhe mbyllja e aplikimeve
• 6 Janar 2015: Procesi i përzgjedhjes nga juria
• 8 – 12 Janar 2015: Votimi publik për Ҫmimin e Publikut dhe vlerësimi final
• 14 Janar 2015 ‐ Shpallja e fituesve dhe Ceremonia e ndarjes së Çmimeve.

Për më shumë informacion, kontaktoni:
Znj. Besjana Roshi
Drejtuese e Qendrës së Informimit të BE-së Vlorë
Email: besiana.roshi@vlora.euic.al
Tel & Faks: +355 33 408 688
Cel: + 355 68 20 89 405
Adresa: Bulevardi kryesor “Ismail Qemali”, L ”Hajro Çakërri” përballë shkollës “Ali Demi”

 

Regjistri Elektronik

“Alpha-School”

Shkolla jonë prej këtij viti ofron një shërbim të ri dhe ekskluziv për ju prindër. Nëpërmjet programit “Alpha School” (Regjistri elektronik online)realizuar nga “Alpha Soft sh.p.k” , tashmë të gjithë aktivitetin shkollor të studentit do të keni mundësi t’a ndiqni nga kudo që jeni,në kohë reale,nga kompjuteri apo edhe celulari juaj. Regjistri elektronik online,ështe një sistem që synon të afrojë familjen me aktivitetin shkollor dhe njëkohësisht të ofroj disa shërbime ekskluzive për shkollën që e përdor këtë sistem.Sistemi është i instaluar në server online dhe kjo garanton hyrjen 24 orë në 24 në 7 ditë të javës.Për të përdorur këtë sistem është e nevojshme vetëm kompjuteri dhe linja e internetit,gjithashtu për një mirëfunksionim të programit,si browser këshillohet “Google Chrome”.Programi është në gjuhën shqipe,i thjeshtë dhe shumë intuitiv për tu përdorur.Për të hyrë në program mjafton të klikoni në një nga zonat përkatëse si më sipër.