VIZITË NË AMBASADËN AMERIKANE


Vizita ne Ambasaden e SHBA ne Tirane Ne daten 5 Mars, nje grup prej 27 nxenesish te shkolles jopublike “Internacional” Vlore, te shoqeruar nga administratori I shkolles z. Kristo Selenica, drejtoresha e shkolles znj. Valentina Vecani dhe mesueset e gjuhes angleze, zhvilluan nje vizite ne Ambasaden e Shteteve te Bashkuara te Amerikes ne Tirane. Takimi nisi me nje bisede te ngrohte me perfaqesuesen e Qendres se Burimit te Informacionit, Matilda Vangjeli, e cila u foli nxenesve per Kendet Amerikane ne Shqiperi dhe ne vecanti per ate te qytetit te Vlores,te cilen nxenesit e frekuentonin rregullisht dhe merrnin pjese ne cdo aktivitet prane ketij Kendi. Znj. Vangjeli gjithashtu, i njohu nxenesit dhe me programet Conx te zhvilluara ne video koference nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Keto konferenca virtuale trajtojne tema te ndryshme me mjaft interes si ajo e zhvillimit te biznesit, binjakezimet midis shkollave, si te aplikosh per te studiuar ne SHBA dhe shume tema te tjera me interes per rinine shqiptare. Me pas takimi vazhdoi me zv. Shefi i Zyres se Mardhenieve me publikun, Z. Brian Street. Ai diskutoi me nxenesit rreth fillimeve te karrieres se tij ne Departamentin e Shtetit dhe sa mire ndihej ai ketu ne Shqiperi. Z. Street beri nje permbledhje te shkurter per mundesite e arsimit dhe programet e shumta te shkembimit qe ofrohen per nxenesit, si dhe ju pergjigj pyetjeve te shumta te tyre. Nxenesit gjate ketij takimi paten mundesine te zhvillonin nje takim dhe me Ambasadorin z. Donald Lu. Dy nga nxenesit e kesaj shkolle, pjese e Konservatorit, luajten nje pjese te bukur ne violine per te pershendetur Ambasadorin, I cili I duartrokiti dhe i uroi perzemersisht. Ai u foli atyre rreth qytetit te tij te lindjes si dhe per debatet dhe konferencat Model UN ne te cilat ai ka marre pjese kur ishte ne moshen e tyre. Me pas ai ju pergjigj disa pyetjeve dhe takimi u mbyll me nje foto ne grup. Ambasadori Donald Lu I falenderoi nxenesit jo vetem per viziten e tyre ne Ambasade,por dhe per frekuentimin e Kendit Amerikan ne Vlore nga ana e tyre.

 

 

  

Regjistri Elektronik

“Alpha-School”

Shkolla jonë prej këtij viti ofron një shërbim të ri dhe ekskluziv për ju prindër. Nëpërmjet programit “Alpha School” (Regjistri elektronik online)realizuar nga “Alpha Soft sh.p.k” , tashmë të gjithë aktivitetin shkollor të studentit do të keni mundësi t’a ndiqni nga kudo që jeni,në kohë reale,nga kompjuteri apo edhe celulari juaj. Regjistri elektronik online,ështe një sistem që synon të afrojë familjen me aktivitetin shkollor dhe njëkohësisht të ofroj disa shërbime ekskluzive për shkollën që e përdor këtë sistem.Sistemi është i instaluar në server online dhe kjo garanton hyrjen 24 orë në 24 në 7 ditë të javës.Për të përdorur këtë sistem është e nevojshme vetëm kompjuteri dhe linja e internetit,gjithashtu për një mirëfunksionim të programit,si browser këshillohet “Google Chrome”.Programi është në gjuhën shqipe,i thjeshtë dhe shumë intuitiv për tu përdorur.Për të hyrë në program mjafton të klikoni në një nga zonat përkatëse si më sipër.